Tue, Nov 19, 2024

Ndërron jetë vajza e drejtorit të Vllaznisë

  • PublishedOctober 22, 2023

Klubi i Vllaznisë është në zi pas ndarjes së parakohshme nga jeta të vajzës së Alban Hasanit, Vesës.

Prej kohësh Vesa luftonte me një sëmundje, teksa ditën e djeshme trajneri Memelli zgjodhi të mos prononcohej për mediat pas fitores me Skënderbeun për këtë arsye.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi shkodran me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Mbarë komuniteti i futbollit shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të Vesës, vajzës së mikut, kolegut tonë Alban Hasanit. Fjalët janë të tepërta në këto momente trishtimi, por i lutemi Zotit që ta forcojë familjen dhe shpirti i saj të prehet në paqe,” njofton klubi.

AlbaniaWeb.net