Teuta “merr në qafë” Di Biagion, jep dorëheqjen në transmetim live
Luixhi Di Biagio ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Dinamos pas humbjes ndaj Teutës.
Pas ndeshjes në një intervistë rutinë për të folur për rezultatin Di Biaxho ka habitur të gjithë duke dhënën dorëheqjen live.
“Le të themi që u ulëm poshtë dhe nuk ia dolëm më pas të menaxhonim mbajtjen e topit si deshëm. Objektivi ishte të vazhdonim e sulmonim për të kërkuar golin e tretë.
Por me sa duket krijuam përshtypjen se ndeshja kishte mbaruar”, tha ai fillimisht para se të fliste për dorëheqjen e tij.
“Dorëheqja? Gjithë jetën kam qenë njeri i ndershëm, korrekt dhe i sinqertë dhe sot jap dorëheqjen në respekt të një klubi me histori si Dinamo.
Ndoshta nuk kam arritur t’u transmetoj këtyre djemve atë që kisha, porn ë ndeshje duhet të bësh më shumë. Jam këtu për të falenderuar drejtuesit dhe klubin pasi është me histori të rëndësishme. Drejtuesit po bëjnnë një punë të madhe për ta ringritur lart.
Gjatë gjithë karrierës sime kam patur ndershmërinë dhe sinqeritetin e për këto arsye heq dorë nga kontrata ime 2-vjeçare pasi nuk dua të jem peshë për klubin.
Mendoj që në jetën e një jeriu, respekti dhe ndershmëria vlen më shumë sesa fitorja. Jam ndjerë mirë në Shqipëri dhe jam i emocionuar para jush sot. I vlerësoj shumë shqiptarët dhe më vjen keq që nuk arrita ta çoj në fund misionin tim,” shtoi ai.