Fri, Sep 20, 2024

Dialogu Kosovë-Serbi, Kusari tek “5pyetjet”: Mbetet një zgjidhje afatgjatë por siguria parësore

  • PublishedOctober 23, 2023

Kryetarja e grupit parlamentar VV, Mimoza Kusari Lila e ftuar tek “5pyetjet” nga Babaramo ka folur në lidhje me zhvillime te fundit në Kosovë si dhe takime t e fundit të kryeministrit, Albin Kurti me emisarët e BE-së dhe SHBA-së.

Gjatë fjalës së saj Kusari u shpreh se gjatë takimit të Kurtit me emisarët ai ka ndarë faktet dhe idetë e Kosovës për sulmin e Banjskë.

“Palët per te parandaluar eskalimin qe mun te përkeqësoje sigurinë, Kurti i ka percjellë te njëjtat gjera emisarëve. Per Kosovën rendësi ka siguria dhe nxjerra para drejtësisë autorët. Dhe e treta ajo e dialogut.

Nëse fokusohemi nuk ka asnjë garanci se ajo nuk do te përsëritet, meqë ka pas negociata kemi pasur kidnapimin e 3 policëve. Ka pasur insistim per dialogut,” u shpreh ajo.

Kusari më tej shtoi se çështja është diskutuar edhe nga ndërkombëtarët dhe se nuk mund të sillen sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ajo gjithashtu shtoi se pas çdo rasti ku cënohet rendi në radhë të parë del sigurua më pas dialogu.

“Është e pashmangshme edhe një konkludim nga SHBA dhe BE, Kosova dhe Kurti dhe organet kane shpalosur informacione, fakte dhe dëshmi  qe tregojnë involvimin e Serbise dhe Vuçiç në rast.

Ne ketë rrethane keqbërësit qe cënuan integritetin dhe sigurinë dihen qartë. Dhe duhet deklaruar edhe nga ndërkombëtarët.

Këshilli i ministrave, edhe nje raport per rrethanat qe sollën deri ne ketë ngjarje do të publikohet, per ne dialogu mbetet një zgjidhje afatgjatë.

Por nuk mund te sillemi se 24 shtatori nuk ka ndodhur,” shtoi ajo.

Kryetarja e grupit parlamentar VV shtoi se emisarët dhe ndërkombëtaret nuk mund të bëjnë të njëjtin presion për dialogun dhe se duhet te tregohet një vëmendje e shtuar.

AlbaniaWeb.net