Furnizonin Kamzën me drogë, arrestohet grupi, tre persona në pranga
https://www.youtube.com/watch?v=59f8C8pkPMY
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona pasi shisnin lëndë narkotike.
Nga ky operacion u sekuestruan rreth 3 kg e 200 gramë kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
3 të arrestuarit punonin në grup dhe shisnin lëndë narkotike kanabis në Kamëz. Të arrestuarit janë 23-vjeçari me inicialet K. A., 59-vjeçari me inicialet L. Ç. dhe 48-vjeçari me inicialet M. N.
Gjatë kontrollit fizik të 23-vjeçarit dhe 59-vjeçarit iu është gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike nga 48-vjeçari dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Kamzës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.