Sat, Nov 16, 2024

Hithra, Rradhiqe dhe Rukola – Pse Duhet t’i Konsumoni çdo Ditë

  • PublishedOctober 23, 2023

Rukola, hithra dhe lulerradhiqja janë tre barishte fantastike për shëndetin, të cilat veç shijes së hidhur kanë të përbashkët edhe shumë vlera të tjera.

Të treja këto barishte të egra pastrojnë gjakun, ulin tensionin e gjakut, parandalojnë aneminë dhe ulin kolesterolin.

Ato përmirësojnë tretjen dhe ndihmojnë në rënien në peshë.

Për më tepër, këto barishte njihen si aleate të shëndetit të mëlçisë sepse e detoksifikojnë atë dhe përmirësojnë funksionet e saj.

Rradhiqja, rukola, hithra janë shumë të pasura me vitamina.

Shija e tyre është unike por e ndezur dhe krejt ndryshe nga të tjerat.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e tyre rregullisht dhe mundësisht çdo ditë për të marrë përfitimet e mëposhtme.

Të Pasura Me Ushqyes

Barishtet e egra janë të pasura me vitaminat A, C dhe K.

Ato gjithashtu përmbajnë kalçium, kalium dhe magnez.

Qershia mbi tortë është se të treja barishtet përmbajnë shumë fibër dhe folat.

Ato përmirësojnë shëndetin e lëkurës, forcojnë sistemin nervor, parandalojnë trombozën në gjak dhe mbrojnë shëndetin e syve.

Barishtet Magjike Për Tretjen

Ngrënia e këtyre barishteve aktivizon shqisat e shijes që stimulojnë prodhimin e enzimave dhe lëngjeve tretëse.

Tretja e mirë e ushqimit nënkupton një përthithje të mirë të ushqyesve.

Përmbajtja e madhe e fibrës tek këto barishte ndihmon edhe në pastrimin e sistemit tretës.

Për më tepër, këto barishte detoksifikojnë mëlçinë, gjakut dhe metabolizojnë yndyrnat.

Barishtet Kundër Nepsit

Njerëzit duhet të provojnë të gjitha shijet ndonëse në ditët e sotme, njerëzit kufizohen vetëm tek të ëmblat dhe të kripurat.

Ushqimet e hidhura besohet të largojnë nepsin por edhe të ndihmojnë në rënien në peshë, thonë ekspertët.

Barishtet në fjalë mund të mbahen në frigorifer nga 2 deri në 3 ditë, megjithatë ato rekomandohet të konsumohen të freskëta.

Barishtet duhen lënë në ujë dhe më pas shpërlarë sërish.

Nëse dëshironi të zbusni shijen e tyre të hidhur mund t’i kavërdisni lehtë me vaj ulliri dhe kripë./AgroWeb.org