Fri, Sep 20, 2024

Lihen në fuqi masat e sigurisë për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin

  • PublishedOctober 23, 2023

e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi mbrëmjen e të hënës më 23 tetor vazhdimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj Jamarbër Malltezit dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Fatmir Bektashin, të dy të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Po ashtu, Bektashi është urdhëruar të mos largohet nga vendi pa autorizimin e gjykatës, si dhe i është ndaluar përdorimi i pasaportës dhe i dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit.  

Ish-kryeministri dhe bashkëshorti i vajzës së tij, Jarmarbër Malltezi janë nën hetim për korrupsion nga pasi dyshohen se kanë përfituar 5.4 milionë euro në formën e pagesës në shkëmbim të veprimeve qeveritare në favor të kompanive Homeplan dhe Magnet. Nën hetim është dhe bashkëpronari i këtyre kompanive, . Sipas prokurorisë, Malltezi arriti të transformojë një trashëgimi modeste prej 113.7 m2 tokë në një pasuri prej miliona eurosh përmes kontratave sekrete dhe vendimeve të Berishës në favor të biznesit të tij. 

Përfaqësuesit ligjorë të Malltezit dhe Bektashit i kundërshtuan akuzat. Pas përfundimit të seancës për verifikimin e masave të sigurisë, ata deklaruan se nuk ka vepër penale dhe se të përfaqësuarit e tyre po akuzohen për një marrdhënie juridiko-civile të pastër. Sipas tyre, standarti i provueshmërisë është shumë i ulët dhe se po cënohet parimi sigurisë juridike. 

Gjykata e Posaçme njoftoi të hënën se të martën në orën 14:00 është caktuar seanca gjyqësore për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha në cilësinë e personit nën hetim.