Fri, Sep 20, 2024

Shkeljet me pronat, Meçollari tek “5pyetjet”: Është edhe rasti i Sarandës, një shkelje e legjislacionit

  • PublishedOctober 23, 2023

Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, Artur Meçollari i ftuar tek “5pyetjet” nga Babaramo ka folur në lidhje me akuzat e SPAK ndaj ish-kryeminsitrit Sali Berisha për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.

Meçollari u shpreh se ka edhe shkelje të tjera ku ka listuar dy prona ajo kepit të Palit dhe çështja e Sarandës. Ai shtoi se nga keto çështje ai u shkarkua nga detyra si dhe është kërcënuar.

“Ushtria shqiptare ka dy lloje pronash, plan te perhapjes, me inventar qe nuk janë plan i përhapjes dhe mund te kthehen te pronari dhe mund te shitesh.

Plani i përhapjes ne përdorim nga forcat e armatosur, ndërsa me inventar janë prona që mund te shiten.

E vetmja mënyre qe te marre një prone ne planin e përhapjes, pra te behet një artificë.

Kam periudhën e 2012 per çështjen e kepit te Palit qe donin ta nxirrnin nga plani i perhpajes dhe shpëtoi. As sot nuk e morën. Rasti i Sarandes një prone me përhapjes u dha një kompanie me qira, është një shkelje e legjislacionit,” u shpreh ai.

Ish shefi shtoi se forcat detare pas viteve 90′ kanë një sasi të vogël pronash.

“Forcat detare ne krahasim me pronat qe a pasur 90 ka një sasi te vogël per përdorim ushtarak. Prona ne inventar nuk perdoret per është magazinuar dhe është prone e shtetit dhe mund te përdoret. Por prona nuk është e madhe,” shtoi Meçollari.

 

AlbaniaWeb.net