Sun, Sep 15, 2024

Çfarë po ndodh me Ledrin dhe Sarën? Ja detaji nga reperi që na kishte shpëtuar të gjithëve

  • PublishedOctober 24, 2023

Sara dhe Ledri janë kthyer në një nga çiftet më të përfolur gjatë javëve të fundit. Kjo pasi reperi nuk e ka shoqëruar partneren e tij në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Së fundmi, Sara është pyetur në disa intervista në lidhje me këtë fakt, por ka zgjedhur të mos përgjigjet duke rritur dyshimet për një krisje mes tyre.

Vip Magazine pa profilin e Ledrit në instagram, ku reperi ka hequr pothuajse të gjitha fotot. Ajo që bie në sy është fakti se në postimin e fundit, ai nuk e ka fshirë foton ku shihet bashkë me Sarën.

Tashmë ky qëndrim i dyshes rrit dyshimet për një projekt të ri muzikor të reperit i cili mund të prezantohet gjatë javëve në vijim.

Gjithashtu Sara, është shfaqur për herë të parë në publik e vetme duke shpëtuar nga nofka “e dashura e Ledrit”.

Pavarësisht se ajo e ka theksuar vazhdimisht se nuk e ka problem ta thërrasin në këtë formë, mbase tashmë kishte ardhur koha ta njohin jo për lidhjen e saj të dashurisë, por për aftësitë e saj si aktore.