Thu, Sep 19, 2024

Dosja “Partizani”, sot seanca për t’u marrë në pyetje, a do të paraqitet Sali Berisha?

  • PublishedOctober 24, 2023

Ditën e sotme pritet të merret në pyetje nga GJKKO ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca e marrjes në pyetje do të zhvillohet  në orën 14:00.

Nuk dihet nëse Berisha do t’i përgjigjet kësaj kërkese pasi më parë është shprehur se nuk e njeh vendimin e gjykatës.

Gjykata e cilëson si të njoftuar Berishën për vendimin dhe më pas është e detyruar të zbatojë procedurën.

Berisha është ai që vendos nëse do të jetë i pranishëm apo jo në seancë ose mund t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar vendimin.

Në dosjen “Partizani” dhëndëri i Berishës, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi akuzohen për “korrupsion” dhe “pastrim parash”, ndërsa ish-kryeministri vetëm për “korrupsion pasiv”.

Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëortak në këtë shoqëri.

AlbaniaWeb.net