“Ma premtoi punë”! SPAK fut në hetim një tjetër kryebashkiak socialist
Klement Ndoni është kryebashkiaku i radhës nga krahu i socialistëve që është futur në hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
I pari i Këlcyrës që mori mandatin e dytë në 14 Maj dyshohet se premtoi në fushatë vende pune në këmbim të votës.
Sot në prokurori është paraqitur një qytetare që ka dëshmuar. Hetimet vazhdojnë.