Shqiptarët nuk merren vesh, lënë Preshevën në dorë të Beogradit
Për tre muaj, në mungesë të forumit nuk është mbajtur asnjë mbledhje e rregullt e Kuvendit Komunal të Preshevës dhe dje ishte afati i fundit ligjor për ta funksionalizuar qeverisjen.
Duke qenë se një mbledhje e caktuar për orën 10:00 dje, ajo nuk u mbajt për shkak të mungesës së forumit, sipas ligjit në Serbi, tani i mbetet shtetit serb të zgjedhë një përbërje të përkohshme për të drejtuar në komunën e cila banohet në shumicë nga shqiptarët.
Partisë për Veprim Demokratik, subjekti tjetër politik shqiptar në opozitë dhe Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit nuk pranojnë të bashkëpunojnë në një koalicion.
“Ndryshimi nuk ka nisur me një dhe me një nuk ndalet! Ndryshimi është mision që nuk përfundon, vetëm trashëgohet! Ndryshimi nuk Ndalet,” shkroi Shqiprim Arifi, kryetari aktual i Preshevës, në një reagim në Facebook.
Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nga Partia për Veprim Demokratik foli për pazare të pushtetarëve të deritashëm shqiptarë në Preshevë me “nëntokën e politikës në Beograd”.