Sat, Nov 30, 2024

Bastisjet në veri, kontrolle edhe në banesën e serbit të plagosur gjatë sulmit në Banjskë

  • PublishedOctober 25, 2023

Policia e Kosovës po vazhdon bastisjet në veri të Mitrovicës të cilat janë zhvilluar në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Një nga bastisjet ishte pikërisht në shtëpinë e cila është në pronësi të Vladimir Toliçit i cili mbeti i plagosur gjatë sulmit.

Ai momentalisht ndodhet në paraburgim. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka thënë për Portalin Dukagjini se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar.

“Jemi duke zhvilluar disa bastisje në veri të Mitrovicës lidhur me rastin Banjska dhe deri në këtë moment nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani.

Bastisjet po zhvillohen që disa ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ishte vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

 

AlbaniaWeb.net