Thu, Nov 28, 2024

I ati në masë nga SPAK, Shkëlzen Berisha sulmon avokatin: Më mirë Balla si avokat…

  • PublishedOctober 25, 2023

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar në lidhje me seancën gjyqësore të zhvilluar sot ndaj babait të tij, ku i është referuar avokatin që ka caktuar nga gjykata, Artan Simoni.

Me anë të një postim në rrjetet sociale, Shkëlzeni ka publikuar një postim që sipas tij është i avokatit Artan Simoni, ku shkruhet se:

Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha nuk mundet më! Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar ta çukasin! Ku gaboi bisha?”

Sipas Shkëlzen Berishës ky postim i referohet babait të tij.

“Ky është “avokati” që gjykatësja që shkeli kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishën! Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën se njeh dhe dosjen,” shkruan Shkëlzen Berisha.

AlbaniaWeb.net