Sun, Apr 20, 2025

Lëvizja e avokatëve të Berishës: Të flasë Kushtetuesja! Gjykata e Posaçme refuzon

  • PublishedOctober 25, 2023

Shtyhet gjyqi për Sali Berishën në Gjykatën e Posaçme. Seanca e djeshme u shty për sot në orën 14:300. Ish-kryeministri nuk pranoi që të shkonte vetë, por çoi dy avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Rreth 90 minuta zgjati debati në sallë mes dy avokatëve me prokuroren Enkeleida Millonai dhe gjyqtaren Irena Gjoka.

Gjokutaj tha se vendimi për dy masa për Berishën është në shkelje të ligjit me argumentin se ka imunitet që më parë duhet t’i hiqet parlamentit. Por për prokuroren masa detyrim paraqitje dhe bllokim për të dalë jashtë shtetit nuk është heqje e lirisë por kufizim. Më pas avokatët janë larguar nga salla duke lënë brenda vetëm gjyqtaren me prokuroren.

Avokati Genc Gjokutaj tha për mediat se kërkoi në gjyq që dosja të çohet për interpretim në Kushtetuese për t’u shprehur nëse është e drejtë kërkesa për masën e sigurisë pa iu drejtuar më parë parlamentit, por Irena Gjoka e rrëzoi këtë kërkesë. Kjo bëri që avokatët e Berishës të largohen.

Ne u paraqitëm në seancë sikur e dini, kemi paraqitur një kërkesë dje, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë për procesverbalin audio për depozitimin e kërkesës me shkrim në sekretari. Kemi kërkuar një kopje të akteve. Ne kemi kërkuar të marrë iniciativën dhe të dërgojë Kushtetuese për interpretimin çështjen e kufizimit apo heqjes së lirisë për mos caktimin e kërkesës për masën e sigurimit.

Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë dhe ne u larguam. Gjykata po përdor justifikime për të mos na njohur me aktet. Ne nuk mund të jemi pjesë e procesit përderisa nuk jemi njohur me aktet që vendosi detyrim paraqitje. Kjo gjykatë shkelëse e Kushtetutës dhe ligjit, SPAK-GJKKO duan ta vazhdojnë me avokat kryesisht, ata mund të bëjnë ctë duan. kjo është shkelja më e vogël përballe shkeljes së Kushtetutës” tha ai.

Debat në sallë, ikin avokatët! Shtyhet gjyqi për Berishën

AlbaniaWeb.net