Shqipëria pret takimin e Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit
Shqipëria do të presë për herë të parë takimin e Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit.
Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama për mes një postimi në Facebook. Rama shpërndau edhe një video me bukuritë e natyrës së vendit tonë dhe momente nga aktivitete sportive apo koncerte.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë të prezantimit të Shqipërisë, për herë të parë në histori, si vendi pritës i takimit të shtatëdhjetë të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do të mbahet në Tiranë pranverën e vitit 2024, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama.