Dosja “Partizani”/ Berisha: Prokuroria Felaj donte të arrestonte 22 ish-zyrtarë
Për dosjen e kompleksit “Partizani” Sali Berisha tha sot se prokuroria e Tiranës, që i referohet si “prokuroria Felaj” pasi ka në organikë 4 familjarë të deputetes socialiste, donte të arrestonte 22 ish-zyrtarë të administratës, por që gjykata e rrëzoi kërkesën duke e hedhur poshtë. Procesin e cilësoi edhe njëherë tjetër politik.
“Një dokument me 200 faqe, ku nuk fakton asnjë akuzë me asnjë provë. Ndaj dhe detyrohet, duke mos pasur asnjë provë, asnjë akuzë, detyrohet të përfundojë me masa sigurie për persona nën hetim. Pas tre vitesh hetimi. Tre vite që heton.
Nuk ka mbetur dokument pa parë, pa shqyrtuar. Kanë çdo dokument. I kanë fshehur, siç kam thënë. Kanë fshehur me qindra dokumente për të manipuluar. Por nuk ka gjetur.
Ka dërguar 22 ish-punonjës të administratës për arrest me Prokurorinë Felaj në gjykatë. Por gjykatësit kanë refuzuar Prokurorinë Felaj. I kanë thënë se nuk kanë asnjë shkelje ligjore.
Kjo është e vërteta! Shikoni çfarë skenari? Ta bëjnë të madhe që njerëzit të thonë oo me të vërtetë këtu ka ndodhur diçka. Asgjë. Kjo piramidë që ka ngritur kjo dacibao çmontohet rresht për rresht. Ai është procesi më i përsosur që ka ndodhur në rrafshin ligjor.
Ky proces ka vetëm një shkelje ligjore dhe atë e ka bërë Edi Rama. Edi Rama ka ndryshuar destinacionin që në vitin 2006. Më datën 6 qershor. Kështu që me këtë vetëm sa tregoi se çfarë përfaqëson” tha ai.
Gjykata i caktoi dy të tjerë falas, Berisha: Avokatët e mi do të shkojnë nëse thirren