Tue, Nov 26, 2024

Komisioni i Disiplinës nuk fal, gjoba dhe pezullime të shumta, e pësojnë Tirana dhe Erzeni

  • PublishedOctober 26, 2023

Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka publikuar ditën e sotme dënime për zyrtarë dhe lojtarë të ekipeve për shkak të sjellëve të tyre në ndeshjet e fundit.

Nuk kanë munguar as gjobat ndaj klubeve për shkak të sjelljes së tifozëve.

Vendimet

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë;

Zyrtari i FK Egnatia, Alban Hoxha dënohet me 8 ndeshje pezullim për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes

FK Kukësi dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe mos marrjen e masave paraprake te sigurisë

Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili dënohet me 5 ndeshje pezullim  për ofendime ndaj zyrtarëve të ndeshjes gjatë mbledhjes zyrtare para fillimit të ndeshjes.

KF Laçi paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masave për zbatimin e rregullave të lojës , do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

KF Erzeni dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë dhe zhvillimin e 2 ndeshjeve pa spektatorë  për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe mos garantimin e sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes.

FK Tomorri dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës.

Lojtari i KS Besëlidhja, Klejdi Dibra dënohet me 4  ndeshje pezullim për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Flamurtari FC dënohet me gjobë në masën 100.000 për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezje të flakadanëve.

AlbaniaWeb.net