Sat, Nov 23, 2024

KPA largon përfundimisht gjyqtarin Tomorr Kullolli

  • PublishedOctober 26, 2023

, KPA njoftoi të mërkurën më 25 tetor lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtarit të Elbasanit, . Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPA e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë , e , pas shqyrtimit të ankimit të Kullollit ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kullolli u shkarkua më 9 qershor 2021, pasi Komisioni konkludoi mungesa financiare për krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve në vite, si dhe u konstatua gjendja në kushtet e konfliktit të interesit.

Tomorr Kullolli e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Elbasan. Në vitin 2019, Policia e Shtetit e denoncoi publikisht Kullollin për vendimin e pushimit të çështjes penale dhe të lirimit nga burgu të Florenc Çapjes, një person me precedentë penalë që akuzohej nga Prokuroria për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.