Në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, merr fund arratia e 56-vjeçarit në Morinë
Policia kufitare në Morinë ka vënë në pranga një 56-vjeçar nga Kosova i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Zvicrës, për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe pastrim të parave.
56-vjeçari po tentonte të hynte në Shqipëri ku më pas është pikasur se ai ishte në kërkim dhe u bë ndalimi i tij me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës.
I arrestuari është 56-vjeçari me inicialet M. T. rezident në Tiranë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Zvicër, vijon procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit.