Sun, Nov 24, 2024

“Po ia mbathte” nga Shqipëria me 30 000 dollarë të pa deklaruara, telashe për 54-vjeçaren

  • PublishedOctober 26, 2023

Policia ka pikasur një rast të mosdeklarimit të parave në Kapshticë ku një 54-vjeçare me inicialet S. Th., po tentonte të kalonte në doganë për t’u larguar nga Shqipëria.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një autobus linje, 54-vjeçares iu gjetën në çantën e dorës 30 000 dollarë kanadezë të padeklaruara.

Shuma e monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Korçës, për veprime të mëtejshme.

AlbaniaWeb.net