Shpërthen nënstacioni elektrik në Peqin
Nënstacioni elektrik në Peqin ka shpërthyer nga flakët ditën e sotme. Mësohet se për shkak të shpërthimit është ndërprerë energjia elektrike në disa fshatra.
Dyshohet se për shkak të stuhisë dhe shkarkimeve të cilat përfshinë vendin tonë të ketë sjellë shpërthimin e nënstacionin elektrik.
Për pasojë ka dalë jashtë funksionit ky nënstacion dhe në zonën që furnizohet me energji elektrike përmes këtij nënstacioni, ka ndërprerje të shërbimit.
Grupet e punës të Tensionit të Lartë ndodhen në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e problematikës së krijuar nga kushtet atmosferike.
Sipas burimeve zyrtare, në total janë 5866 abonentë pa energji, ndërsa fidrat jashtë pune janë:
F 1 nst Përparim me 526 abonentë
F 2 nst Përparim me 2356 abonentë
F 3 nst Përparim me 1353 abonentë
F 4 nst Përparim me 1631 abonentë.