Sun, Nov 24, 2024

“Ditë e errët”! Killeri që vrau 18 persona vazhdon që të jetë në arrati

  • PublishedOctober 27, 2023

Policia vazhdon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar për vrasjen e 18 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve, në qytetin Lewiston, në shtetin e Meinit.

Qindra punonjës policie janë vënë në kërkim të 40 vjeçarit Robert Card, rezervist i ushtrisë amerikane, i trajnuar për përdorimin e armëve, i cili hapi zjarr rreth orës 7 të mbrëmjes me orën lokale, të mërkurën, në një bar sportiv.

Sipas të dhënave paraprake, ai kishte probleme të shëndetit mendor dhe i ishte nënshtruar një trajtimi për afro 2 javësh para disa muajsh. Nuk janë dhënë më tepër detaje mbi trajtimin apo gjendjen e tij.

Banorëve të Lewistonit, qyteti i dytë më i madh në shtetin e Meinit u është kërkuar të mbyllen në shtëpi. Edhe shkollat janë mbyllur.

“Është një ditë e errët për shtetin e Meinit”, tha guvernatorja Janet Mills në një konferencë për shtyp. “Robert Card cilësohet i rrezikshëm dhe i armatosur dhe policia këshillon që të mos i afroheni atij, në asnjë rrethanë”, shtoi ajo.

AlbaniaWeb.net