Doganat marrin vlerësimin më të lartë nga të gjitha institucionet sipas sondazhit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA)
Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) publikoi dje sondazhin me antarët e saj “Mjedisi i biznesit në Shqipëri 2023”.
Sipas vlerësimit të investitorëve të huaj në Shqipëri Administrata Doganore kanë marrë vlerësimin më të lartë krahasuar me të gjitha institucionet e tjera, 75 nga 100 pikë duke shënuar performancën më të lartë.
Sipas njoftimit zyrtar të FIAA-s “në vlerësimin e marrëdhënieve mes investitorëve të huaj dhe institucioneve shqiptare, është shënuar një klimë proactive e klimës për biznes. Marrëdhëniet me institucione si Administrata Doganore, Qeverisjen vendore, sistemi prokurimit publik, kanë shënuar mbi 70 pikë në shkallën e performancës duke marrë dhe vlerësimin më të lartë në këtë raport”.
Sipas studimit “Doing Bussines in Albania 2023”, investitorët e huaj janë pyetur se si i vlerësojnë marrëdhëniet me administratën doganore dhe rezultatet tregojnë se dogana ka përmirësuar me 3 pikë renditjen nga viti 2022 (72/100) dhe ka vlerësimin më të lartë dhe rekord për vitin 2023 (75/100) nga gjitha institucionet.
Administrata Doganore, duke vlerësuar rezultatet e sondazhit, mbetet e angazhuar në misionin e saj për të siguruar procedura doganore trasparente, duke rritur bashkëpunimin me institucionet e tjera dhe sektorin privat në funksion të realizimit të të ardhurave për buxhetin e shtetit duke mbajtur ekuilibrin e duhur mes lehtësimit të procedurave dhe kontrolleve doganore.