Mon, Nov 25, 2024

Drejtoresha e AKU-së jep dorëheqjen, arsyeja…

  • PublishedOctober 27, 2023

Jeta Deda, drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka dhënë dorëheqje nga posti.

Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se është tërhequr nga detyra për të ndjekur një orientim tjetër profesional.

“Teksa bëhem gati për angazhime të reja, e shikoj kohën si Drejtore e Përgjithshme e AKU-së me mirënjohje të thellë për përvojën e marrë, dijet e përftuara dhe marrëdhëniet e mira të ngritura,” ka shkruar ndër të tjera Deda.

“Prej sot mbyll një kapitull të bukur të jetës time profesionale, duke u tërhequr nga detyra si Drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe duke ndjekur një orientim tjetër profesional.

Ndahem nga një ekip, të cilin e falenderoj për çdo punë të mirë të kryer së bashku…

…Po ashtu, mirënjohëse ndaj stafit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për mundësinë e shërbimit në këtë detyrë, pasi mbështetja juaj e pakufi dhe bashkëpunimi kanë qenë kryefjala në gjithë rezultatet e arritura së bashku në lëmin e sigurisë ushqimore.

Një falenderim i veçantë i takon ekspertëve shumëvjeçarë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Dedikimi dhe puna e tyre janë rregullatorët e sistemit dhe standardeve që duam të vendosim, në rrugëtimin drejt integrimit europian e kryesisht në shërbim të atdheut.

Nuk kam dyshim se kjo skuadër do të shkëlqejë me këdo menaxher që iu bashkohet.

Teksa bëhem gati për angazhime të reja, e shikoj kohën si Drejtore e Përgjithshme e AKU-së me mirënjohje të thellë për përvojën e marrë, dijet e përftuara dhe marrëdhëniet e mira të ngritura.

Falenderime për mbështetjen dhe besimin gjatë këtij rrugëtimi! Ka qenë nder të shërbej në këtë detyrë,” shkruan Deda në postimin e saj.

AlbaniaWeb.net