Minatorët protestë poshtë zyrës: Duam takim me Ramën!
Një grup ish-minatorësh protestuan paraditen e sotme para Kryeministrisë duke kërkuar miratimin e statusit, por edhe rishikim të pensioneve.
Ata kanë kërkuar takim ballë për ballë me kryeministrin Rama ndërsa u shprehën se protestat e tyre do vijojnë.
Gjatë fjalës së tyre ish-minatorët i kanë drejtuar një kërkesë institucioneve kryesore, ndërsa kanë paralajmëruar protestën e radhës.