Mitsotakis nuk vjen në Dropull! Rama i ngre bustin e të atit, ka edhe disa fjalë
Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në Dropull. Inauguroi sheshin e rikonstruktuar të Derviçanit, i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis, i pari kryeministër i Greqisë që vizitoi Dropullin.
Edi Rama tha se “busti i tij do të qëndrojë si shëmbëlltyra e të vërtetës historike, se ajo që i bashkon qysh në lindje të kohërave popujt e vendet tona është përjetësisht më e madhe, se sa çfarë do qoftë mund t’i ketë ndarë a ndajë përkohësisht, për arsyet e mosarsyes së politikës” tha ai.
Referenca e “mosarsyes së politikës” duket se i shkon faktit që kryeministri aktual i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, djali i Konstantinos Mitsotakis, që iu ngrit busti refuzoi të pranonte ftesën që iu bë në 22 Dhjetorin e vitit të kaluar nga Edi Rama për të qenë sot i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit.
Çështja e arrestimit të Fredi Belerit ndau thellë palët duke i futur palët në një kurs përplasje.