Operacioni “rrufe” në darkë/ Përse e “paketoi” SPAK-u inxhinierin në Sarandë?
Mbrëmjen e djeshme SPAK zhvilloi një operacion në Sarandë. Ariel Balani, zyrtar i Drejtorisë së Urbanistikës në bashki është shoqëruar si fillim në Komisariatin e Sarandës dhe më pas u nis drejt Tiranës.
Paraprakisht dyshohet se arrestimi lidhet me dosjen e tjetërsimit të pronave në jug. Balani ka qenë i proceduar edhe vitin e kaluar nga policia për një denoncim për një rast abuzimi që u zbulua nga media. Për rastin e fundit zyrtarisht nuk ka ende asnjë informacion.
Prokuroria e Posaçme prej kohësh po heton tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha të tokës në jug të vendit, kryesisht në zonat bregdetare, përmes falsifikimeve të firmave dhe akteve të marrjes së tokës në pronësi.