Mon, Nov 25, 2024

“S’do të isha non grata nëse do pranoja pazarin”, Berisha: Pluralizmi është fëmija im

  • PublishedOctober 27, 2023

Në konferencën me median, ish-kryeminisri Sali Berisha ka folur rreth çështjes më të diskutuar të momentit lidhur me akuzar dhe gjyqin ndaj tij dhe arrestimit të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Ndër të tjera Berisha ka thënë se nuk do të ishte shpallur non grata dhe dhëndri i tij nuk do të ishte sot në burg nëse do të kishte pranuar më parë që të bashkëqeveriste me Ramën.

Berisha shtoi se plurarizmi është fëmija i tij dhe i të gjithëve që shembën diktaturën dhe se nuk do të pranojnë të dalin nga parlamenti pa rikthimin e plurarizmit sipas tij.

“Edi Rama qeverisjen pas 25 prillit e kishte mbyllur me Lulzim Pengut. Ky i fundit shiti zgjedhjet dhe dërgoi njerëzit e tij për të marrë uratën e Sali Berishës për bashkëqeverisje.

Atë ditë, nëse unë do të kisha pranuar atë marrëveshje nuk do të isha non grata, nuk do të kisha dhëndrin në burg.

Si mund ta pranoja unë? Do të ishte thikë pas shpine në zemrën e shqiptarëve. Ky pazar me Edi Ramë do të ishte vdekja e opozitës, firmosja e shkatërrimi i kombit. Pluralizmi është fëmija im, fëmija e të gjithë atyre që shembën diktaturën.

Nuk dalim nga ai parlament pa rikthimin e pluralizmit . Ky është zotimi ynë para të gjithë demokratëve shqiptarë”, tha Berisha.

“Masat e sigurisë të paligjshme”, Berisha: Gjyqtarja mercenare e Ramës, avokatja “enveriste”

Zbardhet rezoluta e Këshillit Kombëtar të Berishës: Ja thirrja për anëtarësinë! Duhet sakrificë për….

 

AlbaniaWeb.net