Sun, Nov 24, 2024

Sekuestrimet e SPAK-ut, Bardhi: Rama nuk e ka larg ditën e përballjes me drejtësinë

  • PublishedOctober 27, 2023

Gazment Bardhi ka reaguar sot me anë të një postimi në Facebook në lidhje me sekuestrimin e disa pronave të investitorëve strategjikë, konkretisht Pëllumb Gjokës dhe Artan Gaçit.

Sipas Bardhit, Rama ka shpallur investitorë strategjikë persona që kanë përfituar pronat në Bregdet përmes falsifikimit, duke iu referuar Pëllumb Gjokës, të cilit sot SPAK i sekuestroi pasuritë e llojit pyll, me sipërfaqe totale 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) m2.

Bardhi shprehet se tani e kupton pse Rama dhe mazhoranca kanë rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike. Ai thotë se Rama nuk e ka të largët përballjen me drejtësinë.

“Sekuestrimi i pronave të disa investitorëve strategjikë e vendos Edi Ramën në pozitën e një kryeministri që ka abuzuar rëndë me pushtetin.

Përveç miqësisë me Kryeministrin, qartësisht duket se kriteri mbi të cilin Edi Rama i ka shpallur investitorët strategjikë ka qenë grabitja e pronave publike e private prej tyre!

Një kryeministër i ndershëm nuk mund të shpallë investitorë strategjikë persona që kanë përfituar pronat në Bregdet përmes falsifikimit.

Një kryeministër i ndershëm nuk mund të shpallë investitorë strategjikë trafikantë droge dhe porositës vrasjesh me pagesë.

Tani bëhet krejt e qartë arsyeja përse Edi Rama dhe maxhoranca e tij refuzuan ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.

Shumë prej tyre nuk kanë të bëjnë me zhvillimin, por me pastrimin e parave nga punët e pista. Me këto para kanë blerë edhe fallsifikimin e pronave, ku kanë ngritur dhe po ngrenë perandorinë e krimit dhe të korrupsionit.

Mbi këto vendime, Edi Rama ka vendosur firmën e tij dhe nuk duhet të jetë e largët dita, kur ai do të duhet të përballet me drejtësinë,” shkruan Bardhi.

BIRN: Pëllumb Gjoka planifikonte investimin e 52 mln eurove në zonën e virgjër

Berisha: Pëllumb Gjokës i lanë tre muaj kohë të zbrazte llogaritë bankare

SPAK i sekuestron pyllin me letra false që mori investitori strategjik i Ramës

 

AlbaniaWeb.net