Tue, Nov 26, 2024

DW: Një samit, dy kriza! BE mes Ukrainës dhe Izraelit

  • PublishedOctober 28, 2023

Përpjekje të mundimshme të BE për unitet: BE do të vazhdojë të mbështesë luftën mbrojtëse të Ukrainës kundër Rusisë. Edhe Lindja e Mesme luajti rol në ditën e dytë të samitit.

BE donte të tregonte se i menaxhon edhe dy konflikte të rënda: sulmet e rënda terroriste të Hamasit militant-islamik kundër Izraelit dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Por krerët e shteteve dhe qeverive të BE e kishin të vështirë të gjenin qëndrime të përbashkëta për të dyja vatrat e krizës. Të premten (27.10.) fokusi ishte përqëndruar tek Ukraina. Presidenti i Këshillit të BE Charles Michel edhe njëherë siguroi. “Ne e përsërisim, mbështetja jonë për Ukrainën mbetet e patundur për sa kohë është e nevojshme.”

AlbaniaWeb.net