Ndërpritet ndeshja Egnatia-Skënderbeu, tifozi në gjendje të rëndë në tribunë
Ndeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias është ndërprerë për disa minuta për shkak të gjendjes shëndetësore të një tifozi.
40-vjeçari i cili ndodhej në tribunën C te stadiumit ishte duke ndjekur ndeshjen kur është rrëzuar në shkallët e stadiumit.
Kjo ka alarmuar tifozët të cilët kanë kërkuar ndihmë nga stafet e mjekëve të ekipeve të futbollit. Mësohet se gjendja e tij ishte e rëndë.
Mjekët e dy ekipeve i kanë dhënë ndihmën e parë tifozi korçar është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal.
Burime thanë që gjendja është e stabilizuar ndërsa po merr shërbim mjekësor në kujdesin e mjekëve.