Armë dhe drogë, pranga për dy të rinjtë në Lezhë
Policia e Lezhës ka vënë ditën e sotme në pranga dy të rinjtë në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë “Tempulli”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 26-vjeçarit me inicialet S. L., 26 vjeç i janë gjetur doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje.
Në Mirditë, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 31-vjeçarit me inicialet N. Rr. janë gjetur dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, si dhe një sasi municioni luftarak.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë këta 2 shtetas, ndërsa sasitë e lëndës narkotike (në total 68 doza) dhe sasia e municionit luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.