Edmond Leka zgjidhet drejtori i ri i paraburgimit të Vlorës
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Edmond Leka është zgjedhur drejtori i ri i paraburgimit në Vlorë pas dorëheqjes së Ëngjëllush Avdulaj.
Ai u largua nga ky pozicion pasi sipas tij i ishte ofruar një pozicion tjetër duke lënë pas punën e drejtorit.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ditën e sotme e ka prezantuar para stafit të paraburgimit.
Leka ka qenë gjithashtu edhe në krye të shërbimeve publike të Bashkisë Vlorë, por me ndryshimin e kryetarit të Bashkisë, ky i fundit ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve përfshi edhe dorëheqjen e Lekës.