Sat, Nov 16, 2024

Britma dhe ulërima! Fëmijët në dhomë, burri i futi duart në fyt gruas dhe i mori jetën

  • PublishedOctober 30, 2023

Mediat italiane zbardhin detaje të reja nga krimi brenda familjes shqiptare. 31-vjeçarja Etleva Bodi ndërroi jetë pas 48 orësh në spitalit San Paolo në Savona në Itali duke lënë pas 4 fëmijë. Bashkëshorti i saj, Selami Bodi tentoi ta mbysë gruan e tij, 31 vjeç, dhe më pas mori urgjencën kur ajo nuk po merrte frymë.

Ditën që ndodhi ngjarja katër fëmijët flinin në dhomat ngjitur me dhomën e gjumit të nënës së tyre. 41-vjeçari Selami Bodi, pas ngjarjes së rëndë u arrestua nga policia. Sulmi ndodhi pak para mesnatës mes të premtes dhe të shtunës. Katër fëmijët e çiftit, të moshës 5 deri në 11 vjeç, tashmë i janë besuar një të afërmi.

Por si ndodhi krimi?

Burri dhe gruaja fillojnë të debatojnë për shkak të xhelozisë të 41-vjeçarit. Ajo e lë në dhomën e ndenjes dhe shkon në dhomën e gjumit. Pikërisht këtu 41-vjeçari që e dëgjon duke folur në telefon, hap derën dhe e sulmon. Vetëm kur gruaja e tij nuk merr më frymë, ai e lëshon dhe telefonon numrin e urgjencës.

EMRAT/ Mbyti gruan nga xhelozia, la 4 fëmijë jetimë, kush është shqiptari në Itali?

Personeli mjekësor dhe karabinierët mbërrijnë në vend. Mjekët e gjetën shqiptaren në gjendje të rëndë dhe e dërguan në spital. Shqiptari nuk ka precedentë penalë dhe nuk ka denoncime nga gruaja e tij për dhunë. Ai vetë pranoi se javët e fundit debatet ishin gjithnjë e më të shpeshta.

Motive xhelozie! Shqiptari në Itali vret gruan, lë pas 4 fëmijë

AlbaniaWeb.net