Thu, Nov 14, 2024

Drafti i ri i Asociacionit, Osmani: Rezervat e mia do ia çoj Kushtetueses

  • PublishedOctober 30, 2023

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkoi nga Kosova sot gjatë vizitës në Prishtinë që të pranojë draftin e fundit që dorëzoi SHBA-BE për Asociacionin. Parimisht Albin Kurti është shprehur dakord për të negociuar mbi këtë kornizë të re që është propozuar. Por Presidentja Vjosa Osmani la të kuptohet se ka rezerva për draftin, por theksoi se do ta shprehë mendimin e saj kur çështja të shkojë në Kushtetuese.

Ursula von der Leyen në Kosovë: Ju pranoi Asociacionin, Serbia njohjen “de facto”

E kam lexuar dhe analizuar, por vlerësimet e mia do i jap edhe me shkrim në momentin që ndodhin hapat. Nëse kemi proces nënshkrimi dhe kur shkon në Kushtetuese do t’i çoj të të gjitha komentet me shkrim, që vlerësoj si presidente që duhet të sqarohen që zbatimi të jetë në plotëni të plotë. Nuk do të ngutesha të bëj vlerësime. Kjo është detyrë e gjykatës Kushtetuese. Nuk është serioze që tani të shpallet në harmoni apo jo. Kjo detyrë i takon ekskluzivisht Gjykatës Kushtetuese. Por nëse vijmë deri tek ajo pikë opinionin tim do ta çoj me shkrim” tha ajo.

Leyen shuan dyshimet që ngriti Macron: Nga 1 Janari, Kosova pa viza

AlbaniaWeb.net