EMRI/ Apartamente, tokë dhe makinë, sekuestrohen pasuritë e një të dënuari në Angli
Prokuroria Lezhë ka sekuestruar 9 pasuri me vlerë 500.000 euro të të dënuarit nga autoritetet angleze për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, Gjovalin Kozhuta, si dhe të familjarëve të tij.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, pasuritë dyshohen se janë krijuar nga veprimtaria kriminale.
Janë sekuestruar:
– Pasuri në zonën kadastrale me nr.2180, Lezhë me sipërfaqe 400 m2, e regjistruar në emër të shtetasit Z.K. ( Tokë arë);
– Pasuri në zonën kadastrale me nr. 1987, Lezhë me sipërfaqe 80 m2, e registruar në emër të shtetasit Z.K. (Apartament);
– Pasuri në zonën kadastrale me re.1986, Lezhë me sipërfaqe 94.2 m2, e regjistruar në emër të shtetases P. K. (Apartament);
– Pasuri në zonën kadastrale me nr. 2569, Lezhë me sipërfaqe 53.29 m2, e regjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);
– Pasuria në zonën kadastrale me nr. 1986, Lezhë me sipërfaqe 66.64 m2, e regjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);
– Pasuria në zonën kadastrale me nr.1587, Lezhë me sipërfaqe 48 m2, e regjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);
– Pasuria në zonën kadastrale me nr. 8602, Vlorë me sipërfaqe 72 m2, e regiistruar në emër të shtetasit Gj.K.;
– Pasuria në zonën kadastrale me nr.8220, Tiranë, me sipërfaqe 106.3 m2, e regjistruar në emër të shtetasve GJ.K. dhe P.R. (Apartament);
– Automjet Mercedez Benz, tip ML, në pronësi të shtetasit e Z.K.