Gjyqtarja Herila Çela shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën me 30 tetor vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Vlorës, Herila Çela. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtar Lulzim Hamitajn.
Gjatë seancës degjimore më 19 tetor, Çela dha shpjegime për problemet e konstatuara në kriterin pasuror dhe për profesionalizmin, duke këmbëngulur se kishte provuar të kundërtën e barrës së provës.
Ndërkohë, ajo mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.
Herila Çela e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 dhe punoi prej dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë. Vendimet e gjyqtares Herila Çela janë bërë dy herë objekt i kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë për procedimin disiplinor të saj.
Në vitin 2014, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi masën e “vërejtjes me paralajmërim” ndaj saj, por nga sa u tha në seancë u mësua se kjo masë ishte rrëzuar nga gjykatat.