Thu, Nov 14, 2024

Hamasi publikon video të reja të pengjeve, thirrje Netanyahu-t për ndihmë: Na lironi!

  • PublishedOctober 30, 2023

Grupi terrorist, Hamasi ka publikuar një tjetër video ku ka shfaqur tre pengje të reja.

Në videon, që dyshohet se është regjistruar më 29 tetor, dëgjohet një nga pengjet duke thënë se ata janë mbajtur rob nga Hamasi për 23 ditë dhe duke fajësuar udhëheqjen izraelite për faktin se askush nuk arriti t’i shpëtonte më 7 tetor, kur luftëtarët e Hamasit pushtuan Izraelin.

Sipas saj, është e nevojshme shpallja e armëpushimit për të organizuar shkëmbimin e të burgosurve.

“Na lironi tani, lironi civilët, lironi robërit, na lironi, na lironi të gjithëve, le të kthehemi në familjet tona, tani!” shprehet pengu duke iu drejtuar kryeministrit të Izraelit.

AlbaniaWeb.net