Fri, Nov 15, 2024

Minatorët protestë përpara parlamentit: Edi, mbaje fjalën!

  • PublishedOctober 30, 2023

Pas Kryeministrisë pak ditë më parë sot ish-minatorët kanë protestuar përpara Kuvendit.

Para fillimit të seancës plenare protestuan duke kërkuar miratimin e statusit të minatorit. U bëjnë thirrje deputetëve dhe kryetares së Kuvendit të votojnë statusin.

Gjithashtu i kanë bërë thirrje edhe kryeministrit Rama, pasi sipas tyre u ka premtuar për statusin që kur mori mandatin e parë.

Tani ka marrë mandatin e tretë dhe ende nuk e ka paraqitur në Kuvend propozimin për statusin e tyre.

AlbaniaWeb.net