Wed, Nov 20, 2024

A është Fred de Palma endërra e çdo vjehrre? Nëna e Jori Dellit shuan kureshtjen

  • PublishedOctober 31, 2023

Jori Delli dhe Fred De Palma janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit. Modelja shqiptare madje e ka prezantuar reperin me Shqipërinë ku kaluan disa ditë pushimi.

Por duket se gjërat së fundmi janë bërë serioze. Prej ditësh aludohet se modelja dhe reperi italian janë fejuar, ndërsa dyshimet u shtuan me një veprim të fundit të Jorit.

Ajo ka shpërndarë në Instastory disa foto të saj me të ëmën në shoqëri të reperit i cili po kalonte pak kohë në kuzhinë me “vjehrrën” e tij.

Jori madje ka pyetur të ëmën nëse është e gëzuar për djalin që ajo ka në krahë dhe ajo i është përgjigjur me plotë bindje: Po Jori.

AlbaniaWeb.net