Tue, Nov 19, 2024

FOTO/ Kjo është gruaja që burri e mbyti me duar! “I lashë fëmijët rrugëve”

  • PublishedOctober 31, 2023

Mediat italiane publikojnë foton e gruas shqiptare që u vra nga burri. 41-vjeçari shqiptar Selami Bodi, i arrestuar për vrasjen e gruas, Etleva në Savona të Italisë është shfaqur i penduar pas krimit në familje që la katër fëmijë jetimë. “Shpresoj që Allahu të më falë” tha ai në momentin që u arrestua.

Mbrëmjen në të cilën ndodhi krimi, Selami Bodi dhe gruaja e tij kishin debatuar. Pas zënkës me tyre për arsye xhelozie bashkëshortja është mbyllur në dhomë për të bërë një telefonatë e cila ka shqetësuar autorin sa e ka mbytur duke i vendosur me duar.

“I lashë fëmijët  jetimë në rrugë” mësohet t’i ketë thënë Selami Bodi kushëririt të tij, Robert Spata, i cili mbërriti i pari në vendngjarje.

“Më i madhi nga fëmijët më kërkoi ta çoja në spital për t’i thënë lamtumirë nënës së tij para se të vdiste. Nuk do t’i harroj kurrë lotët në fytyrën e tij”, shprehet për mediat italiane kushëririt i Selami Bodit.

Pendohet burri që mbyti gruan me duar: Shpresoj që Allahu të më falë

AlbaniaWeb.net