“Klodi i fryu bilbilit”! Korreshi: Po na përjashtuan do të hamë fasule këtë muaj
Dështoi pasditen e sotme mbledhja e Komisionit të Etikës për të vendosur për fatin e 7 deputetëve të PD-së, për të cilët shumica socialiste kërkoi përjashtimin për 10 ditë pas incidenteve mbrëmë në Parlament.
Në listën e atyre që pritet që të përjashtohen është edhe Sajmir Korreshi. Deputeti i PD-së u shpreh se socialistët duan të privatizojnë parlamentin.
https://www.youtube.com/watch?v=cusuKcQN1gY
“Ne kërkuam që të futen shtatë të përjashtuarit. E ke në rregullore. Duhen me u dëgjuar. T’u jepet e drejta e mbrojtjes.
Nuk e ka procedurë, që i bie bilbilit Klotilda (kryetarja e komisionit Klodilta Bushka) dhe ne futemi. Përrrr….nuk është problem rroga. Punë e madhe se nuk e marrim rrogën këtë muaj. Do të hamë pensionin e plakës.
Do të hamë fasule tërë muajin. Unë mbledhjen e komisionit të Etikës tek grupi i PS-së nuk e bëj dot. Të enjten në parlament? Ne do të provojmë në të gjitha mënyrat. Nuk na tremb 10 ditorshi përjashtim” tha ai.
“Nuk ka më paqe”! Gati përjashtimet, Berisha tenton të futet në komision