Kryeqyteti në zi! Ndërron jetë “Tironsi i vjetër”
I urtë, i mençur dhe i respektuar. Komuniteti i gazetarisë sportive shqiptare dhe jo vetëm është në zi. Sot, në moshën 78-vjeçare është ndarë nga jeta gazetari, mjeshtri i madh Bedri Alimehmeti.
Përpos familjes, miqve, Tiranës do t’i mungojë një qytetar model, “Tironsi i vjetër”. Alimehmeti lindi në vitin 1945. Ai ka botuar ndër të tjera tregimet si “Tirana e përgjakur”, për ekzekutimet pa gjyq që u bënë në Tiranë në muajt tetor-nëntor të vitit 1944.
“Masakra e terrorit komunist në Tiranë, 28 tetor 1944–16 nëntor 1944” (Tiranë, 2001); “Skënder Halili: vezullimi i një ylli” (Tiranë, 2008), “Shyqyri Rreli: një jetë për futbollin shqiptar” (Tiranë, 2010).