Ndau sekretin e saj në “Love Island Albania”, Erida rrëfen arsyen pse hapi OnlyFans dhe i bën një premtim Aleksandros!
Sekreti i Eridës në “Love Island Albania”, i cili dihej nga publiku, por jo konkurrentët, u diskutua në Prime-n e mbrëmshëm gjatë gjysmëfinales së reality show-t, mes ishullorëve dhe opinionistëve, teksa ajo zbuloi se ka një llogari në OnlyFans, gjë që ka dashur ta diskutojë edhe me partnerin e saj, Aleksandros.
Kështu, ata kanë dalë vec të tjerëve, për të diksutuar për këtë fakt, teksa Erida ka treguar përse e ka hapur këtë llogari, dukei bërë edhe një premtim Aleksandrosit, pasi të dalin nga programi, ndërsa ky i fundit është treguar mëse i kuptueshëm.
Pjesë nga biseda:
Aleksandros:“Ke bërë disa gjëra, ke krijuar një bazë, ke ndihmuar edhe familjen. Nuk jam personi që të gjykoj dhe të tregoj nëse është e drejtë apo jo.”
Erida:“E kuptoj pse nga njëra anë nuk mund të jesh dakord. E kam pasur siklet për këtë gjë këtu, por ty dua ta them sepse kam krijuar diçka të bukur, e cila mund të zgjasi edhe jashtë. Doja që ti ta dije kush jam unë, e kam bërë për familjen time.”
Aleksandros: “Do e mbyllje për mua? I vë lekët më lartë se mua?”
Erida: “Po. Jo nuk i vendos, do ta mbyllja sepse do të doja diçka të bukur jashtë me ty dhe ndoshta ata katër fëmijët do të vijnë dhe nuk dua ta humbas këtë gjë, sepse lekët ikin e vijnë.”