“Të gjithë do të vdisni!”, gruaja kërcënon pasagjerët e trenit, plagoset rëndë nga policia
Policia e Parisit ka qëlluar me armë duke e plagosur rëndë një grua e cila bëri komente kërcënuese dhe bërtiti “Allah Akbar” në një tren këtë të martën.
Policia u thirr pasi dy pasagjerë raportuan rreth orës 07:30 se një grua po kërcënonte në një tren në Val-de-Marne, tha në një konferencë shtypi prefekti i policisë së Parisit, Laurent Nuñez.
Incidenti vjen ndërsa Franca po përballet me tensionet në rritje për luftën midis Izraelit dhe Hamasit.
Nuñez shtoi se sipas dëshmitarëve, gruaja gjithashtu bërtiti: “Të gjithë do të vdisni”.