Komisioni online/ Edhe krahu i Bashës kundër PS-së: Keni shpallur gjendje lufte?
Deputetët e PS-së në komisionin e Ekonomisë kanë vendosur që të zhvillojnë online nga ambientet jashtë kryesisë së Kuvendit mbledhjen që ishte planifikuar në orën 15:00, por që u shty në 16:00 për shkak se opozitarët nuk e lejuan. Kundër mbledhjes online kanë dalë edhe deputetët e grupit të Lulzim Bashës. Në një reagim për mediat deputetët e Bashës thonë se mbledhjet online zhvillohen vetëm në gjendje të jashtëzakonshme.
“Pas bllokimit që deputetët e opozitës I kanë bërë punimeve të Kuvendit sot, deputetët e PS kanë njoftuar shtyrjen e mbledhjes dhe zhvillimin e saj online. Sipas nenit a/5 të Rregullores së Kuvendit vetëm në raste të masave të jashtëzakonshme që mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore, mbledhjet e seancës plenare dhe organeve të Kuvendit mund të zhvillohen edhe në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik. Nuk dihet nëse PS ka shpallur gjendjen e luftës apo të jashtëzakonshme, por kjo procedurë e mbledhjeve online lejohet vetëm në ato raste” mbyllet reagimi.
Deputetët e PD-së bllokojnë “Ekonominë”, Noka: Ikni te Luli se ka byrekë!