Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, Tabaku: Beteja e opozitës, të tregojë çfarë do bëjmë ne ndryshe!
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku për mes një postimi ka reaguar në lidhje me mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme të Kominisionit të Ekonomisë e cila u zhvillua online.
Në reagim Tabaku ka shprehur ngushëllimet për humbjen e tre shqiptarëve në Gjermani të cilët humbën jetën pas rënies nga skela. Vdekjen e tyre e ka lidhur edhe me situatën në vend ku sipas saj ka sjellë që ata të largohen nga vendi i tyre.
“I lehtë i qoftë dheu 4 djemve të nënave të këtij vendi që nuk u japin më gëzim familjeve të tyre. 4 djem të nënave shqiptare, 4 baballarë a vëllezër humbën sot jetën duke punuar në një kompleks ndërtimi në Gjermani me leje të përkohshme pune, mbas një udhëtimi me peripeci, me punë të pasigurtë, 3 muaj këtu e 3 muaj atje për më shumë mundësi për familjet e tyre nga Mati e Dibra.
Askush nuk largohet me dëshirë nga familja, askush nuk lë fëmijët e prindërit me dëshirë kjo ndodh në kushte ekstreme varfërie, në kushte ekstreme ekonomike kjo ndodh nga pamundësia për të siguruar një jetë më të mirë për familjen këtu.
Ndërkohë që parlamenti duhet të diskutojë buxhetin, kur shikon miliona euro në kontrata koncesionare marramendëse të gjitha kryekëput korruptive, në ndërkohë shqiptarët janë të detyruar të largohen në kërkim të një jete më të mirë.
Këtë kanë nevojë sot të dëgjojnë qytetarët se çfarë do bëjmë ne ndryshe, më mirë më shumë se si do e ndalojmë këtë largim masiv, se si do krijojmë punë e mundësi për të gjithë e jo pakicën! Kjo është beteja e opozitës”, shkruan ajo.