Ndarja nga jeta e Matthew Perry, çfarë treguan rezultatet e autopsisë?
Rezultatet e para nga autopsia e Matthew Perry kanë dhënë një pamje të re të orëve të fundit të aktorit të “Friends”.
Përgjigjet treguan se në sistemin e tij nuk kishte fentanil apo metamfetamin, 2 barna me recetë që u gjendën në shtëpinë e tij, shkruajnë mediat e huaja.
Testet nuk janë aq të thella sa raportet e plota të toksikologjisë që janë ende në pritje, por për momentin, mbidoza e ilaçeve përjashtohet si mundësi.
Testi i plotë do të zbulojë shkakun zyrtar të vdekjes, ndërkohë që priten rezultatet e autopsisë.
Shkaku i saktë i vdekjes së Matthew Perry mbetet ende i panjohur.
Aktori u gjet i pajetë në xhakuzin e shtëpisë së tij të shtunën, ndërsa dy skenarët më të zakonshëm për vdekjen e tij janën një mbidozë substancash ose mbytje.