Mon, Nov 25, 2024

Qeveria i heq AKUM-it përgjegjësinë për mbetjet

  • PublishedNovember 1, 2023

Vendimi i propozuar nga zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, , parashikon rikthimin në emërtimin e vjetër AKUK [Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës- Kanalizimeve] dhe heqjen e përgegjësisë për planifikimin territorial dhe infrastrukturën e mbetjeve.

Agjencia në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej 5 vitesh ka pasur në përgjegjësi planifikimin territorial dhe infrastrukturën e mbetjeve, duke u bërë edhe autoritet përgjegjës për kontratat koncensionare të inceneratorëve.

Këtë agjenci e ka drejtuar ish-deputeti i PS-së, , i shpallur fajtor nga gjykata dhe i dënuar me 2.8 vjet burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës në çështjen e inceneratorit të Fierit. Në procesin gjyqësor paralel për inceneratorin e Elbasanit, Bllako u shpall i pafajshëm.

Sipas VKM-së së vitit 2018, ishte institucioni përgjegjës për zbatimin e masterplanit kombëtar të mbetjeve për sa i përket planifikimit territorial dhe infrastrukturës së mbetjeve urbane dhe kishte kompetenca të përbashkëta me njësitë e qeverisjes vendore në menaxhimin e infrastrukturës së mbetjeve.

Asokohe, kompetencat e Agjencisë u zgjeruan edhe në fushën e planifikimit territorial dhe të infrastrukturës së mbetjeve, qendrat e transferimit, investimet në impiantet e incenerimit si dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese të mbetjeve urbane.