Ushtria nuk është e qartë, a e pushtoi Izraeli Gazën?
Gjatë gjashtë ditëve të fundit, forcat tokësore izraelite kanë hyrë thellë në Gazë në luftën e tyre kundër Hamasit, që u shpall si përgjigje ndaj sulmeve të përgjakshme të 7 tetorit mbi Izraelin, të kryer nga grupi militant islamik.
Një grup në rritje njësish, duke përfshirë forcat detare, ajrore dhe tokësore, i janë bashkuar përpjekjes. Ushtria izraelite tha se ka vrarë dhjetëra militantë dhe ka dëmtuar rrjetin strategjik të tuneleve të Hamasit.
Ushtarët janë vendosur në shtëpitë e braktisura palestineze dhe kanë ngritur pozicionet e tyre. Edhe pse operacioni po zgjerohet çdo ditë, ushtria izraelite refuzon që ta quajë pushtim.
Përdorimi i fjalëve të paqarta për këtë temë është më shumë se sa një çështje semantike. Duket se është një strategji e qëllimshme që synon të mbajë armikun jashtë balancës dhe të ruajë opsionet e tij teksa zhvillohet lufta e gjatë.
Në këtë tekst mund të mësoni më shumë se çfarë po bën Izraeli brenda Gazës.
A është pushtim?
Në kuptimin e mirë të fjalës një pushtim izraelit duket se është duke ndodhur. Trupat tokësore kanë lëvizur brenda territorit të armikut dhe po operojnë vazhdimisht atje që nga e premtja e kaluar.
Përderisa ushtria ka dhënë vetëm pak detaje specifike për operacionet e saj, ajo ka pranuar se tanket, artileria, këmbësoria, buldozerët dhe forcat speciale po marrin pjesë në të. Operacioni, sipas ushtrisë, po mbështetet nga sulmet ajrore.
Ushtria ka qenë e paqartë lidhur me vendndodhjen apo madhësinë e trupave që ka dërguar në Gazë. Por, në njoftimet e saj është sugjeruar se mijëra trupa u janë bashkuar përpjekjeve dhe numri i tyre duket se po rritet dita-ditës./REL
Artikulli i plotë këtu.